Cleveland udhëheq 2-0 serinë e ndeshjeve çerekfinale play off në Konferencën e Lindjes ndaj Miami, pas fitores 121-112 arritur sot. Ndeshje e dominuar nga Cavaliers, ku u dallua Donovan Mitchell me 30 pikë. Tyler Herro realizoi 33 pikë për Miami, por që s’mjaftuan për të fituar.
Po 2-0 udhëheq serinë e çerekfinaleve edhe ekipi i Boston, që triumfoi 109-100 ndaj Orlando. Sfidë e mirë e kampionëve në fuqi, që i shfrytëzuan në maksimum dy ndeshjet në shtëpi. Jaylen Brown me 36 pikë ishte lider në fushë për Celtics, ndërsa 32 pikët e Banchero për miqtë mbetën për statistikë.
Në Konferencën e Perëndimit, ekipi i Houston fitoi 109-94 ndaj Golden State, duke barazuar 1-1 serinë e takimeve. Curry me 20 pikë u dallua për miqtë, por ishte i pambështetur nga shokët e ekipit. Jalen Green me 38 pikë bëri diferencën në fushë për Houston.
Konferenca e Lindjes-Çerekfinale
(1) Cleveland – (10) Miami, 121-112 (2-0)
(2) Boston – (7) Orlando, 109-100 (2-0)
(3) New York – (6) Detroit, (1-1)
(4) Indiana – (5) Milwaukee, (2-0)
Konferenca e Perëndimit-Çerekfinale
(1) Oklahoma – (8) Memphis, (2-0)
(2) Houston – (7) Golden State, 109-94 (1-1)
(3) Lakers – (6) Minnesota, (1-1)
(4) Denver – (5) Clippers, (1-1)