Njëzet e gjashtë vjeçarja P.N. nga një fshat i Shkupit, dje në ora 13:30 në stacionin e policisë ka denoncuar se është përdhunuar nga ana e vëllait të saj, kumtoi MPB.
“P.N. rreth mesditës së 16.10.2017, derisa ka qenë vetë në shtëpi, nga prapa i është afruar vëllai i saj R.N. (27), ia ka mbyllur gojën me dorë, e ka zhveshur dhe e ka përdhunuar. Pas kësaj i është kërcënuar se do ta vrasë nëse i tregon dikujt. Në orën e mbrëmjes është shkaktuar një zënkë mes denoncueses, vëllait të saj dhe nënës së tyre. Pas debatit vëllai i saj e ka sulmuar edhe fizikisht, e pastaj ka marrë një thikë dhe i ka shkaktuar plagë në gishtat e dorës”, theksojnë nga MPB.
Portali është në pronësi të Almakos, lajmet dhe informacionet tjera nga portali nuk mund të kopjohen, të printohen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi. Për të shfrytëzuar informatat e këtij portali ju lutemi kontaktoni personat përgjegjës, ose shkruani në email-in oficial të portalit.
ALMAKOS MEDIA GROUP Adresa: Miroslav Krleza 14, 1000 Shkup, Maqedoni Veriore Tel/fax: +389 71 322 229 Email:[email protected] | [email protected]