Gjykata e Lartë e Hong Kongut i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me burgim 45 aktivistë pro-demokracisë deri në dhjetë vjet prapa grilave në njërin prej proceseve më të rëndësishme kombëtare të sigurisë, duke shkaktuar kritika të ashpra të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të tjerëve, ka raportuar më 19.11.2024 agjencia e lajmeve, Reuters.Gjithsej 47 aktivistë pro-demokracisë ishin arrestuar dhe akuzuar më 2021 me konspiracionin për të kryer subversion ndaj ligjit kombëtar të sigurisë, të imponuar nga Pekini, që përfshinte edhe dënime të përjetshme.Benny Tai, ish-dijetar i së drejtës i identifikuar në gjykim si “koka” e planeve të aktivistëve është dënuar me 10 vjet, dënimi më i rëndë deri tani për shkelje të ligjit të sigurisë kombëtare të vitit 2020.Akuzat lidheshin me organizimin e “zgjedhjeve paraprake” jozyrtare më 2020 për të zgjedhur kandidatët më të mirë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Aktivistët janë akuzuar prej prokurorisë se kishin komplotuar për të paralizuar qeverinë duke u angazhuar në akte potencialisht përçarëse të cilat ata i kishin i menduar.Disa qevri perëndimore kanë kritikuar procesin. Shtetet e Bashkuara e kanë përshkruar si “të motivuar politikisht” dhe kanë thënë se demokratët do të duhej të lirohen sepse ata po merrnin pjesë legalisht dhe paqësisht në aktivitete politike.Qeveritë e Pekinit dhe Hong Kongut kanë thënë se ligjet e sigurisë kombëtare ishin të domosdoshme për të rikthyer rendin pas protestave masive pro-demokracisë më 2019, dhe se demokratët ishin trajtuar në pajtim me ligjet lokale.Pas një procesi gjyqësor prej 118 ditësh, 14 demokratë ishin shpallur fajtorë në maj, përfshirë shtetasin australian, Gordin Ng dhe aktivistët Owen Chow dhe Gwyneth Ho, derisa dy të tjerë ishin liruar nga akuzat. 31 të tjerë janë shpallur fajtorë dhe të gjithë të 45-tët janë dënuar me burgim prej 4 deri në 10 vjet.Konsullata amerikane në Hong Kong ka vlerësuar se Qeveria amerikane dënon “persekutimin e vazhdueshëm të individëve këtu në Hong Kong të cilët po shprehin pikëpamjet e tyre politike…. duke ushtruar lirinë e tyre të shprehjes”.
Data 25.11.2024
Aktuale
- Çfarë është FinTek, si po përgatiten studentët në Universitetin Luarasi? Dhamo: Një nga programet e reja, financa e ardhur me kurrikul të London School of Economics
- Siljanovska: Ndryshimet Kushtetuese nuk janë pjesë e Marrëveshjes me Bullgarinë!
- Përleshje e armatosur në Prishtinë: Incidenti trondit qytetarët
- Kosova në një pikë kthese: Haradinaj thotë se është koha për fitore mbi humbjet
- Banorët shqiptarë të Vizbegut: Kryetari i Butelit Darko Kostovski mbajti premtimet që BDI dhe LSDM nuk i realizuan për vite me radhë
- Në vend po rritet numri i fëmijëve me shtat të shkurtër
- Opozita zhvillon protestën e radhës / Berisha: Nesër revoltë popullore, shqiptarët marrin në duart e tyre kryeqytetin
- Nikolloski: Në Strugë funksionojnë plazhet e egra, deri kur do të tolerohet Merko?