Hojt Brajan Ji do të jetë ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni, raportoi “Al Xhazira Balkans”. Informacionin e ka konfirmuar edhe Stejt Departamenti për korrespodentin e “Al Xhezirës” në Uashington.
Hojt Ji do të zëvendësoj Xhes Bejlin, i cili u emërua në vitin 2014, transmeton Gazeta Lajm. Ji është diplomat karriere dhe për momentin mban postin e zëvendës asistentit të sekretarit për Evropë dhe çyshtje evropiane në administratën e SHBA-vë në Uashington. Ai ëhstë përgjegjës për raportet e SHBA-ve me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore.