Kryetari i Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme, Blendi Hodai ka reaguar ashpër kundër drejtorit të një shkolle fillore i cili publikoi fotografi me një nxënës të cilit shkolla i kishte dhuruar laptop.
Hodai thotë se drejtori partiak i shkollës nuk guxon të keqpërdorë nxënësit për interesa personale, njofton News33.
“Drejtori partiak i një shkolle fillore të Kumanovës që reagova ndaj tij në publikimin paraprak, e fshiu postimin! Po e ritheksoj edhe një herë: askush nuk guxon të (keq)përdorë nxënësit për interesa personale të dikujt.
Ka kalu ajo kohë, ska më AUTORITET mbi NXËNËSIT! Nëse dëshiron të bësh mirë, bëj ama jo duke e nënvlerësu, degradu tjetrin!”, ka shkruar Hodai.


