Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, shoqëroi Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në takimin zyrtar me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.
Takimi u zhvillua në ambientet e Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku palët diskutuan për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe koordinimin politik në funksion të stabilitetit dhe perspektivës euroatlantike të rajonit.
Një moment me peshë të veçantë institucionale dhe simbolike ishte adresimi i Presidentit Begaj në seancë plenare të Kuvendit – hera e parë që një President i Republikës së Shqipërisë i drejtohet deputetëve të Maqedonisë së Veriut. Ky akt u vlerësua si dëshmi e nivelit të lartë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe e respektit të ndërsjellë ndërinstitucional.
Vizita konfirmon vullnetin e përbashkët për forcimin e bashkëpunimit strategjik dhe për mbështetje reciproke në proceset integruese euroatlantike.


