Shkruan: Binas Pajaziti
Gjatë Luftës Nacional Çlirimtare shqiptarët morën pjesë aktive në çlirimin e vendit krah për krah me sërbët, maqedonasit, kroatët etj, çlirim ky që lidhej me armik të përbashkët e që ishte fashizmi. Pas Luftës Nacional Çlirimtare, përveç lirisë aq shumë të pritur vërehet edhe entuziazmi revolucionar për ndërtimin dhe rindërtimin e vendit.
Pasi erdhi komunizmi në pushtet, për të cilin kishin luftuar dhe humbur jetën shumë trima, fillojmë t’i hasim momentet e para të dëshpërimit për mosrealizimin e barazisë së plotë. Pushteti i vëllazërim bashkimit filloi të ushtroj një “diktaturë” të rreptë policore dhe të shkatërrojë gjithçka që afirmonte kulturën shqiptare. Vrasjet, burgosjet, ndjekjet, keqtrajtimet e viteve të ‘60 bëhen shkak për shpërnguljen e mijëra shqiptarëve në Turqi.
Për 50 vite me radhë u mohua kontributi dhe sakrifica e shqiptarëve. Ikonat e partizanizmit Jugo-Sllav (lexo sllavëve të jugut) Boro dhe Ramizi u bënë simbol i vëllazërim bashkimit të rrejshëm si “dy trupa me të njëjtin gjak”. Ta kishte ditë Ramiz Sadiku i shkret nuk do ta kishte dhënë jetën për Boro Vukmiroviçin.
Në 2001 ndodhi lufta e radhës, por kësaj here shqiptarët dhe maqedonasit u panë permes tytës së pushkës. Edhe kësaj here shqiptarët dhan gjithçka për të triumfuar dhe për të arritur në idealet e proklamuara dhe të mbetura në tentativë pothuajse gjatë gjithë historisë sonë. Njëjtë sikur pas Luftës së Dytë Botërore BDI u mundua të përhapë frymën revolucionare të vëllazërim bashkimit të dështuar titist, por kësaj radhe me heronj të gjallë të mishëruar me Kole Diamantin. Pasi kjo frymë e re nuk dha rezultatet e duhura të vëllazërim bashkimit modern, u desht që BDI ta forcoj pushtetin e dhunës i cili kishte për qëllim të shkatërrojë gjithçka që afirmonte kulturën shqiptare nëpërmjet projektit monoetnik Shkupi 2014 pa i haruar vrasjet, burgosjet, ndjekjet, keqtrajtimet etj.
Ky realitet i hidhur përsëri na kthen në vitet e ‘60 ku shqiptarët i gjejmë të zhgënjyer, të tradhëtuar, të përbuzur e të shkelur pa mëshirë e me ideal të humbur. Dhe përsëri na proklamohet vëllazërim bashkimi, por kësaj radhe me vellon demagogjike BDI-LSDM e me heronj të gjallë Aliun dhe Zoranin.
Shqiptarët e kanë të qartë se kush kontriboi në këtë forcim të vëllazërim bashkimit modern, prandaj Z.Zaev pritet si shpëtimtar në Batincë, Maksimi duartrokitet në lagjen e trimave kur i ofendon shqiptarët, Teuta ekzaltohet kur e përkrah Zaevi etj.
Molla Idris Gjilani do të thoshte: “Liria e vatanit nuk fitohet me partia e me tarafe, me të pafe e me shkije të veshur shqiptarçe”
06.10.2017