Bahri Cani
Para 26 vitesh e kanë besuar mbase vetëm ata më të vendosurit me pushkë më dorë dhe gatishmërinë për të dhënë jetën për liri, ndërsa sot bëhet realitet: Trupat e Shqipërisë shkojnë në Kosovë në misionin e NATO-s. E di që disa prej jush ndoshta e lidhni edhe këtë veprim me politikë e politikanë, por për këtë kanë punuar shumë breza…
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu ka nisur mëngjesin e së premtes së sotme me disa foto të ushtarëve shqiptarë në misionin e KFOR-it, teksa rrugën e kishin nisur për Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, Vengu thotë se djemtë dhe vajzat e Shqipërisë që janë pjesë e KFOR-it, çdo ditë mbajnë lart flamurin dhe vlerat në shërbim të paqes dhe sigurisë.
“Mirëmëngjes nga Kosova me djemtë dhe vajzat tona në misionin e KFOR ku çdo ditë mbajnë lart flamurin dhe vlerat tona në shërbim të paqes dhe sigurisë”, ka shkruar ai.
Mirë se vini!