Është hequr ndalesa për komunikacion për automjetet e rënda në rrugën Mavrovë-Dibër, informojnë nga ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë”.
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër korsi të lagëta.
Ndalesa për kamionët ka në rrugën Gostivar – Kërçovë përmes Strazhë. Nga NP “Rrugët e Maqedonisë”, theksojnë se ekipet e tyre vazhdimisht janë në terren dhe po mirëmbajnë të gjitha rrugët./Telegrafi/