Hiqet ndalesa për automjetet e rënda transportuese në aksin rrugor Mavrovë-Dibër, informon Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.
Ndalesa është hequr nga ora 11:45. Në fuqi është ndalesa për kamionë në rrugën Gostivar-Kërçovë dhe anasjelltas, përmes vendkalimit malor Strazhë.
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Borë e dobët bie në Kodrën e Diellit, Mavrovë dhe Gjavatë./Gazeta Express/