NP “RRUGËT E MAQEDONISË” PO TËRHEQIN TABELAT ME EMRAT E DERITANISHËM TË AUTOSTRADËS “ALEKSANDRI I MADH” NË KORRIDORIN 10 QË NË PAJTIM ME VENDIMIN E QEVERISË DUHET TË ZËVENDËSOHEN ME EMRA TË RI.
Nga Ndërmarrja publike për Rrugë shtetërore, njoftojnë se kanë porositur 19 tabela komunikacioni me emrin e ri. Furnizimi i tabelave të reja do të kushtojë 4.940.000 denarë.
Me vendimin e qeverisë, emër të ri mori edhe aeroporti i Shkupit, por ende nuk ka informacione konkrete për procedurën e zëvendësimit të emërtimit “Aleksandri i Madh” në “aeroporti ndërkombëtar –Shkup”