Pas kronikës së Televizionit SHENJA, autoritetet përgjegjëse kanë filluar pastrimin e mbeturinave tek Kurshumli Hani në Çarshi të Vjetër.
Gjatë ditës së djeshme banorët alarmuan se mbeturinat në atë vend po qëndrojnë me vite, dhe askush nuk ka reaguar për t’i larguar ato. Madje, ata kërcënuan se autoritetet kanë afat prej 48 orëve për të pastruar mbeturinat ndërsa në të kundërtën do të marrin masa më radikale.
Gjatë ditës së djeshme është pastruar pjesa më e madhe e mbeturinave ndërsa pjesa tjetër, siç thanë banorët, u është premtuar se do të pastrohet sot.
Banorët po ashtu thanë se përpos rreziqeve të shumta për përhapjen e sëmundjeve, mbeturinat në atë vend, paraqesin edhe një pamje të shëmtuar për Çarshinë e Vjetër.