Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo ka publikuar programin e aktiviteteve për çeljen e sezonit turistik, që do të zhvillohet në datat 1, 2 dhe 3 maj 2026.

Sipas programit zyrtar, aktivitetet do të përfshijnë evente kulturore, sportive, argëtuese dhe muzikore, me pjesëmarrjen e artistëve dhe grupeve të ndryshme.
Në ditën e parë parashikohen parada e Bandës Filarmonike, regjistrimet për beach volley, mini maratona “Himara RunFest”, ekspozita fotografike dhe dokumentare, panairi i artizanatit dhe kulinarisë, si dhe koncert folklorik me pjesëmarrjen e Grupit të Himarës, Arvi Mene, Landi Cenko, Maya dhe Devis Xherahu.
Më 2 maj, programi vijon me aktivitete për fëmijë, karnaval veror, scuba diving, aktivitete me kajak, festival dritash, kinema të hapur dhe koncert me Ronela Hajatin dhe Elita 5.
Në ditën e tretë, aktivitetet përfshijnë ekspozita, cirk kombëtar, panair artizanati, jet ski, “Drone Show” dhe koncert me Kostandinos Argiros.
Aktivitetet zhvillohen nën moton “Aty ku dielli prek detin”, si pjesë e promovimit të Himarës për sezonin e ri turistik.





