Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka vlerësuar se Kosova dhe Serbia në takimin në Bruksel kanë treguar se janë “shumë seriozë për të ecur përpara”, dhe se çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është “më urgjente”.“Mendoj se është më urgjente të zgjidhet çështja e Asociacionit dhe ka disa arsye për këtë, njëra prej tyre është se çështja ekziston për 10 vjet, dhe së dyti, mendoj se nëse fillojmë me të, njerëzit (serbët e Kosovës) do të kthehen në institucione. Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është të qetësojmë të gjithë situatën, sepse është e nevojshme”, ka thënë Hill për agjencinë serbe të lajmeve Beta.Ai ka shtuar se duhet ende shumë punë për të bërë, por pjesa më e rëndësishme e punës është zbatimi i marrëveshjes.Hill gjithashtu ka thënë se të gjithë e kuptojnë se sa e rëndësishme është çështja e negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.“Dhe me rëndësi vjen urgjenca, ato duhet të zgjidhen”, ka thënë ai.Sipas tij, Bashkimi Evropian ka investuar shumë përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje që ka rëndësi historike.“Është një nga gjërat më të rëndësishme që po ndodh në Evropë tani dhe nuk mendoj se duam të ecim me ritëm të ngadaltë, por sa më shpejt”, ka theksuar ambasadori Hill
Data 17.09.2026
Aktuale
- Nora Istrefi harron gjithçka për disa ditë, shijon luksin në pushime dhe “çmend” rrjetin me paraqitjen e saj!
- Grenell: Veprimi i shpejtë i Kurtit është thelbësor për zhbërjen e Gjykatës Speciale
- Thirrje për qetësi nga Ambasada e Kosovës në Hagë: Respektoni ligjin dhe shmangni provokimet
- Shefi i NATO-s paralajmëron për mjedisin “më të rrezikshëm dhe kompleks” të sigurisë në një gjeneratë
- Arrestohen ish-kreu i Kadastrës dhe pronari i tokave në Palasë, dyshohen për falsifikim dokumentesh pronësore
- “Marshim për UÇK-në, Shqipërinë e lirë dhe lirimin e qytetarëve”, protesta e 109 kundër Ramës mbyllet te busti i Adem Jasharit: Nesër më shumë. Thirrje për revoltë te Kuvendi në 10:00
- Pas thirrjeve për lirimin e protestuesve të ndaluar te Blloku i Sigurisë, qytetarët marshojnë drejt bustit të Adem Jasharit në mbështetje të Çlirimtarëve: Liria ka emër
- Presidenti Begaj reagon pas vendimit të Gjykatës në Hagë: Trishtim i thellë! Askush nuk e njollos UÇK-në



