Është hedhur paraditen e së premtes në Kryesinë e Kuvendit shorti për përzgjedhjen e 9 anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).
Shorti, që u cilësua nga kreu i Kuvendit, Ilir Meta si një moment i rëndësishëm i fillimit të reformës në drejtësi, dha këtë rezultat:
Anëtarët nga Gjykata Kushtetuese: Besnik Imeraj, Vladimir Kristo (Altina Xhoxhaj, anëtar zëvendësues).
Anëtarët nga Gjykata e Lartë: Mirela Fana (Artan Zeneli, anëtar zëvendësues).
Anëtar nga Prokuroria e Përgjithshme: Rovena Gashi.
Anëtarët nga prokuroritë e Apelit: Gentian Trenova dhe Fatjona Memçaj (zëvendësuese.
Anëtarët e KLD-së nga Gjykatat e Apelit: Brikena Ukperaj Lubonja, Ervin Metalla.
Anëtar nga gjykatat administrative: Kastriot Selita dhe Gentian Medja.
Numrin më të lartë të kandidatëve e kishte sjellë Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me 28 të tillë, në një kohë kur në Këshillin e Emërimeve në drejtësi KLD ka 3 anëtarë: 2 gjyqtarë nga Apeli dhe një nga administrativja.
Gjykata e Lartë kishte sjellë 13 kandidatura për një vend në KED. Gjykata Kushtetuese kishte 8 kandidatë për dy vende në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Ndërsa Prokuroria e Përgjithshme kishte tre kandidatura për tre vendet në KED: një nga prokuroria e përgjithshme dhe dy nga prokuroritë e Apelit.
27 janar 2017 (gazeta-Shqip.com) T.CH