Gjykata e Tiranës ka urdhëruar ushtrimin e kontrolleve në ambientet e dy kompanive farmaceutike, “Medyx Albania” dhe “Pharma Plus”, në kuadër të një hetimi që lidhet me skemën e barnave të rimbursueshme.
Burime pranë organit të akuzës bëjnë me dije se këto kompani dyshohen se veprojnë si satelitë të “CFO Pharma”, kompani e lidhur me biznesmenin Nadir Çausholli, i njohur në sektorin farmaceutik.
Kompania “CFO Pharma” ka qenë më parë subjekt i interesit publik dhe mediatik për aktivitetin e saj në tregun farmaceutik dhe marrëdhëniet me institucionet publike në lidhje me furnizimin me barna të rimbursueshme.
Hetimi mbetet në fazë paraprake dhe deri tani nuk janë dhënë detaje zyrtare mbi masat e tjera që mund të merren ndaj personave fizikë apo juridikë të përfshirë.