Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Berisha, është paraqitur sërish sot në Komisionin Hetimor të CEZ-it për të dëshmuar rreth çështjes së privatizimit. Por edhe këtë herë procesi ka qenë i tensionuar mes anëtarëve të opozitës dhe mazhorancës. Deputeti i PD, Arben Ristani i kërkoi dorëheqjen Ballës sepse është në konflikt interesi me Shkëlzen Berishën.
“Ju kemi bërë me dije që është një konflikt i pastër interesi mes jush dhe dëshmitarit. Ligji e ndalon një gjë të tillë. Ky komision nuk merr të pandehur. Ke një vendim gjyqësor të marrë kundër teje si kryetar komision, jeni dënuar për shpifje ndaj dëshmitarit, i keni borxh dëshmitarit, jeni në kushte kur nuk i keni paguar paratë dhe po përdorni këtë komision për tu hakmarrë.
Jeni në konflikt të pastër interesi dhe nuk pranoni të hiqni dorë nga drejtimi i këtij komisioni. Që ta marrim dëshminë duhet të jepni dorëheqje”, tha Ristani. Pavarësisht kërkesës, deputeti Balla nuk pranoi që të heqë dorë nga drejtimi i Komisionit. Ndërkohë, një javë më parë komisioni dyshoi pasi Shkëlzen Berisha refuzoi të betohet.
Debatet Taulant Balla-Shkëlzen Berisha
Shkëlzen Berisha:-Zoti i dënuar…! Kam një kërkesë paraprake!
Taulant Balla:-Nuk mund të bësh kërkesë paraprake.
Shkëlzen Berisha:-Sigurisht që mund të bëjë kërkesë paraprake. Zoti Manja, kush është drejtuesi i seancës ju apo i dënuari?
Taulant Balla:Këtë proces hetimor, e drejtoj unë. Historia ku ti emëron gjyqtarin, prokurorin, ka mbaruar. Ka mbaruar me reformën në drejtësi. Ne duam të të njohim më mirë, po nuk na the atësi emëtr mbiemër nuk kemi si të marrim deklaratën tëndë. Betohu dhe pastaj bëj kërkesën paraparake.
Shkëlzen Berisha:-Kam një kërkesë paraprake përpara se të bëj betimin.
Taulant Balla:-Kërkesën paraprake bëjeni në sekretari!
6 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)