Pas paraqitjes së presidentit Gjorgji Ivanov i cili njoftoi se nuk do t’ia jep mandatin liderit të LSDM-së Zoran Zaev, në BDI mbizotëron heshtje, njofton SHENJA. Në selinë e kësaj partie në Tetovë nuk kanë ardhur as funksionarët dhe as kreu i kësaj partie, Ali Ahmeti edhe pse jo zyrtarisht pritej që Ahmeti të mbledh kryesinë për të shqyrtuar vendimin e Ivanovit dhe hapat e mëtejmë të kësaj partie.
Nga BDI nuk ka as ndonjë njoftim nëse sonte do të komentojnë ose jo deklaratën dhe vendimin e kreut të shtetit. Ekipet e disa mediave vazhdojnë të qëndrojnë para selisë së BDI-së në Tetovë në pritje të ndonjë qëndrimi zyrtarë të kësaj partie ose ndonjë takimi eventual të funksionarëve të saj.