Ende vazhdon heshtja në presidencë sa i përket dekretimit të ligjit për ratifikimin e marrëveshjes për emrin me Greqinë.
Ivanov tashmë e ka bërë të qartë se nuk do ta vendosë me asnjë cmim firmën e tij, por kuvendi pret kaliomin e afatit ligjor.
Kryeparlamentari Talat Xhaferi ka ftuar edhe sot presidentin që të vërë firmën e tij për të zhbllokuar procesin euro-integrues. Ai përkujton Ivanovin se në fund, vendimi i takon popullit në referendum.
“Siç e dini, ligji për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë ka kaluar në Parlament. Unë pres se të gjitha institucionet shtetërore, posaçërisht Presidenti i shtetit, do ta respektojnë Kushtetutën dhe demokracinë parlamentare. E nëse kjo marrëveshje do të implementohet ose jo, do të vendosin qytetarët me anë të referendumit, ndërsa ne si politikan të përgjegjshëm atë vullnet e kemi patjetër ta respektojmë”, tha Talat Xhaferi, kryetar i parlamentit. (Tvm2)