12 May
Kryeparlamentari Talat Xhaferi do të pret deri më 19 maj që Ivanov t’ia dorëzoj mandatin kreut të LSDM-së Zoran Zaev, dhe nëse këtë nuk e bënë dhe nëse shumica parlamentare një ditë pas skadimit të afatit dorëzon programin dhe propozim përbërje qeveritare, atëherë Xhaferi do të cakton seancë parlamentare në të cilën do të diskutohet për propozimet e shumicës parlamentare. Lideri socialdemokrat ZoranZaev parlajmëroi se javën e ardhshme do t’ia dorëzoj kreut të shtetit garancitë e kërkuara për ruajtjen e karakterit unitar të shtetit, që të mund të merr mandatin për formimin e qeverisë së re.
Është e logjikshme që diku nga mesi i javës së ardhshme të kalojë 10 ditëshi, kurse paraprakisht të dorëzohet mandati. Po mundohemi që përmes kabinetit tim dhe kabinetit të Ivanovit sa më shpejtë ta miratojmë tekstin e deklaratës, i cili do të ketë për qëllim dhënien e mandatit. Nuk do të ketë për qëllim të shkaktojë antagonizëm ose arsye të reja dhe pengesa që të mos jepet mandati. Menjëherë kur të miratohet mes dy kabineteve tona, ajo deklaratë për garantimin e unitaritetit, integritetit territorial, kushtetutshmërinë, euro-integrimet, Marrëveshjen e Ohrit, gjithë atë që është e nevojshme, do të kërkoj takim publik – tha Zoran Zaev Kryetar i LSDM-së.
Lideri i LSDM-së Zaev mes tjerash deklaroi se nuk pret që kreu i shtetit Ivanov përsëri të bëjë obstruksione dhe se këtë radhë pas garancive të pranuara të jep mandatin, sepse siç tha Zaev, kryetari i shtetit ka rol ceremonial dhe formal në dhënien e mandatit dhe ashtu duhet të ndodh. Dita e fundit e dhënies së mandatit nga ana e Ivanovit është 19 maji, pas kësaj dite, nga kabineti i krye parlamentarit paralajmëruan se gjithçka është në duart e shumicës parlamentare dhe se përsëritja e skenave të 27 prillit nuk do të jenë të pranueshme për një shtet kandidate për në Bashkimin Evropian.
Blerim Ismaili

