XhABIR DERALLA
Të paktën 67 gazetarë humbën jetën në vitin 2022, sipas raportit të UNESCO-s. Kjo është një rritje dramatike prej 50% nga viti i kaluar (2021), i cili ishte i fundit në një seri vitesh përmirësime të sigurisë së medias në vitet e mëparshme. Statistikat e zeza shoqërohen edhe me faktin se 568 gazetarë ndodhen në burg, sipas raportit të Reporterëve pa Kufij. Dhe këtu, numri nuk është përfundimtar, por bëhet fjalë për raste që dihen dhe konstatohen deri në momentin e përpilimit të raporteve.
Numri i vendeve të vlerësuara si “të mira” për punën në media, sipas Reporterëve pa Kufij, mbetet shumë më pak se ato të vlerësuara “problematike”, “të vështira” dhe “shumë serioze”. Në shifra, sipas Raportit, situata është “shumë e rëndë” në 31 vende, “e vështirë” në 42, “problematike” në 55 dhe “e mirë” apo “kënaqshme” në 52 vende të botës.
Raportet nga institucionet dhe organizatat përkatëse tregojnë propagandën, në radhë të parë ruse, dhe luftën e bërë nga shteti rus kundër Ukrainës, si arsyet kryesore të përkeqësimit të papritur të kushteve mediatike në botë./Lajmi i plotë.