Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri, mandati i të cilëve u ndërpre nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me kërkesë të prokurorisë së përgjithshme, kanë ankimuar vendimin.
Ashtu siç lajmëroi një ditë më parë, avokati i Shkëlqim Selamit ka dorëzuar në Gjykatën Administrative akt-padinë, duke kërkuar shfuqizimin e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe pezullimin e tij deri në përfundim të gjykimit.
Ndërsa deputeti Dashamir Tahiri, padinë e parë e ka dorëzuar pranë Kolegjit zgjedhor, ndërsa të enjten pritet t’i drejtohet Gjykatës Administrative.
Sakaq edhe kryetari i bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi, do të ankimojë si jo të drejtë vendimin unanim të KQZ.-së. Ndryshe nga dy deputetët, Rroshi duhet ti drejtohet për ankimim Gjykatës Kushtetuese, pasi vendimin përfundimtar për shkarkimin e tij e firmosi Kryeministri i vendit.
4 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)