9 Janar 2019 / 15:55
Helenik Petroleum” si pronar i rafinerisë OKTA do ta padisë shtetin dhe do të kërkoj dëmshpërblim prej 32 milionë dollarëve për shkak të mosrespektimit të Marrëveshjes për blerjen e mazutit. Këtë e konfirmoi edhe Qeveria. Nga viti 2007 deri në vitin 2011 deri kur punonte rafineria, shteti sipas marrëveshjes ka pasur obligim të marrë nga 500 mijë tonelata mazut në nivel vjetor. Por, shteti në këtë periudhë nuk e ka përmbushur obligimin, për çka tani “Helenik Petroleum” kërkon dëmshpërblim. Zëdhënësi i Qeverisë thotë se kanë filluar bisedime me kompaninë greke që të ulet lartësia e dëmshpërblimit.
Për momentin Qeveria ka nisur bisedime që të gjejë zgjidhje me të cilën do të ulet dëmshpërblimi potencial ndaj buxhetit të Maqedonisë, që është bërë para më shumë se 20 vite” – theksoi Mile Boshnjakovski- zëdhënës i Qeverisë
Në vitin 2007 vendi humbi procedurë të ngjashme arbitrare pasi prej vitit 1999 deri në vitin 2007 nuk e kishte përmbushur obligimin sipas marrëveshjes për kompaninë OKTA gjegjësisht nuk ka blerë 500 mijë tonelata mazut në nivel vjetor. Atëkohë, duhej të paguheshin 86 milionë dollarë, por në fund u paguan vetëm 40 milionë ndaj “Helenik Petroleumi”. Përfaqësuesit e “Helenik Petroleum” vitin e kaluar disa herë kërkonin takim me përfaqësues qeveritar, para se gjithash për zgjidhjen e problemit me naftësjellësin për përllogaritjen e çmimit të karburantit, që duhet të përgatitet përfshirë qershorin e këtij viti. Jozyrtarisht, takim me kompaninë greke, siç njoftojnë nga Qeveria, ka pasur verën e shkuar, pas çka është formuar grup pune për tejkalimin e kontesteve mes të dyja palëve.
Aleksandra Spasevska
Loading…


