27 Dhjetor 2018 / 14:31
Hekurudhat e Maqedonisë-Transport A.D. kanë mbjell rreth 50 fidan në hapësirat e këtij institucioni si masë që do të ndikojë në uljen e ndotjes së ajrit. Ky aksion vjen menjëherë pas vendimit të qeverisë që çdo institucion shtetëror të ndërmerr aksion për uljen e ndotjes së ajrit.
“Aktiviteti i sotëm ka të bëjë me konkluzionin e Qeverisë ku angazhohen ndërmarrjet publike dhe shtetërore që të japin kontributin e tyre në aspektin e zvogëlimit të ndotjes së ajrit dhe ruajtjes së ambientit jetësor, po ashtu në bazë të rekomandimeve që kemi marrë nga Ministria e Ambientit Jetësor”, deklaroi Shaban Zendeli, drejtor i Hekurudhave të Maqedonisë-Transport A.D.
Alsat-M
Loading…


