05 June
Personeli i makinistëve në Hekurudhat e Maqedonisë Transport Shkup nga ora 07:00 e mëngjesit kanë filluar një grevë për shkaqet në vonesat e pagesës së pagës dhe rritjen e saj selektive të një pjese të të punësuarve, deklaroi për MIA-n Dushko Çarakovski përfaqësues i Personelit të makinistëve. Me orarin e trenave të HM Transport treni i parë që duhet të qarkullojë pas hyrjes në fuqi të vendimit për ndërprerje të obligimeve të punës është paraparë për në orën 9 të mëngjesit.
Përmes protestës, informon Çakarovski, kërkohet pagesë e pjesës së dytë të pagës të prillit dhe pagë për majin dhe përgatitje të rregullores për vlerësimin e vendeve të punës.
Sipas Çakarovskit, sot do të lëshohen vetëm trenat për në Manastir në orën 14:00 dhe për në Gjevgjeli në orën 16:55, si dhe trenat ndërkombëtarë Beograd-Shkup-Selanik, si dhe Selanik-Shkup-Beograd. “Në qoftë se nuk arrihet marrëveshje me udhëheqësinë e kompanisë dhe Ministrinë dikasteriale të Transportit dhe Lidhjeve nga nesër do të lëshohet vetëm treni i shpejtë Beograd-Shkup-Selanik”, deklaroi Çakarovski.
Ai tha se gjatë ditës presin takim me ministrin e ri të Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, me të cilin tanimë kanë biseduar pas zgjedhjes së tij dhe ia kanë prezantuar gjendjet me vonesën e pagës. Me u.d. drejtorin e HM Transport sha Shkup Igor Korunoski, siç tha Çakarovski, nuk kanë pasur takim nga data 12 muajit të kaluar, por i kanë dërguar vendimin për ndërprerje të punës që e kanë marrë më datën 31 maj.
Çakarovski thekson se pas ndërprerjes së punës nuk qëndron sindikata, por përfaqësues të gjithë personelit të makinistëve.
Personelin e makinistëve në HM Transport sha Shkup përbëhet nga 90 makinistë dhe rreth 50 ndihmës.