Hekuran Duka nga Bashkimi Demokratik për Integrim ka shpallur fitore në qytetin e Dibrës.
Ai në një paraqitje para qytetarëve të Dibrës falënderoi qytetarët për besimin e dhënë për ta udhëhequr qytetin në katër vitet e ardhshëm.
“Duke besuar në Zot, në fuqinë tuaj, ju premtoj se Dibra do të ndryshojë në katër vitet e ardhshëm. Edhe këtë mandat ju premtoj se nuk do të ikën asnjë i ri nga Dibra. Të gjithë do t’i angazhojmë këtë”, tha Hekuran Duka, raporton SHENJA.
Ai tha se që nesër do të fillojnë me punë për Dibrën ashtu siç e duan të gjithë.