Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga shqiptarët që jetojnë në Maqedoni të dalin masivisht të votojnë emrin e ri të Maqedonisë.
Po ashtu, ai ka shkruar në Facebook se “vota e tyre pro është manifestim historik për orientimin perëndimor të shqiptarëve”.
Postimi i plotë:
Interesi madhor i shqiptarëve të Maqedonisë, është përcaktimi për BE-në dhe NATO. Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve në Maqedoni që sot, masovikisht dhe pa hezitim, t’i përgjigjen pozitivisht referendumit të Marrëveshjes me Greqinë për emrin. Vota e tyre pro është manifestim historik për orientimin perëndimor të shqiptarëve. Shqiptarët nuk kanë alternativë tjetër pos përcaktimit euro-atlantik.