Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur i tronditur nga aksidenti me fatalitet që ka ndodhur në autostradën Shkup-Tetovë.
Deri më tani nga ky aksident, është bërë e ditur se kanë humbur jetën 13 persona.
Haradinaj ka shprehur ngushëllime për të gjithë familjarët e viktimave, transmeton Telegrafi.
“I tronditur nga aksidenti me fatalitet në autostradën Shkup-Tetovë. Një tragjedi që po prekë shumë familje, me dhjetëra të lenduar e për fat të keq shumë të vdekur. Ngushëllime të sinqerta për familjet që humbën më të dashurit e tyre dhe shërim sa më të shpejtë për të lënduarit”, ka shkruar Ramush Haradinaj.