26 May
Prokuroria Themelore Publike ende nuk ka dërguar thirrje për deputetët për të cilët pretendohet se i kanë hapur dyert e Kuvendit që të hyjnë protestuesit e dhunshëm në të. Nuk ka informacion se kur përfundimisht do të dërgohen këto thirrje. Alsat M ka njoftuar tashmë se një pjesë e skenarit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, të cilët në koordinim me sigurimin e ish -kryeparlamentarit Trajko Veljanoski i kanë lëshuar protestuesit në parlament. Dyshime të mëdha për këtë hodhën pamjet nga kamerat e sigurisë, që tregojnë se deputetët Sasho Vasilevski dhe Kërste Mukoski i hapën dyert e parlamentit, ndërsa Johan Tarçulovski ju tregon protestuesve nga të shkojnë. Përveç tyre në video shfaqet edhe Ilija Dimovski dhe Lupço Dimovski. Ndërkohë është ngritur padi penale ndaj J.L. 41 vjeçar nga Shkupi për natën e 27 prillit i cili në ambientet e Kuvendit dyshohet se ka vendosur mjet të improvizuar shpërthyes të cilin e ka vërejtur një nga të punësuarit në Kuvend.

