Mëngjesin e sotëm në Shkup është hapur Shkolla verore në organizimin e shoqatave udhëheqëse europiane ERA-EDTA – European Renal Asociation; ESAO – European Society of Artifitial Organs, Macedonian Association of Nephrology, Dialysis and Transplantation, EUTox group.
Në hapjen e Shkollës verore prezent ishte edhe ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.
“Në kuadër të Shkollës Verore shkencëtarët e rinj do të kenë mundësi të këmbejnë përvoja në fushën e nefrologjisë, sëmundjeve kardiovaskulare si një nga shkaqet kryesore të rritjes së sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë së pacientëve me SKV, por edhe të rejave nga fusha e shkencës bazë në gjetjen e qasjeve të reja diagnostikuese dhe trajtimeve inovative gjithashtu do të jenë në fokus të veçantë të kësaj ngjarjeje”, tha ministri Sali në fjalimin e tij.