Alsat 2019-07-10T15:32:40+02:00
Një qendër rajonale për shpëtim në mal u hap sot në Ohër. Do të operojë në të gjithë territorin rreth Liqenit të Ohrit duke përfshirë edhe pjesën e Shqipërisë. Ekipet e shpëtimit që kishin operuar deri më tani vetëm gjatë muajit qershor dhe gjysmës së parë të korrikut kanë intervenuan gjashtë herë.
Kemi pasur një rast vdekje, evakuim të një personit të vdekur në një terren malor, dje një aksident me parashutë në mal dhe kemi pasur më parë humbje dhe zhdukje të banorëve vendas dhe të huaj- deklaroi Antonio Dodevaski- Shërbim malor për shpëtim.
Në periudhën në vijim do të krijohet një organ koordinimi ndërmjet institucioneve nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria për të thjeshtuar procedurat. Bëhet fjalë për një projekt për të cilin mbështetja financiare është siguruar nëpërmjet programit për bashkëpunim ndërkufitar të BE-së.
Rajoni i Ohrit ka një potencial të madh për zhvillimin e turizmit dhe për turizmin alternativ. Turistët duan përvoja të reja dhe histori të reja. Por, bashkë me të, vijnë dhe përgjegjësitë- deklaroi Samuel Zhbogar – Ambasador i BE-së në Maqedoni.
Sigurimi dhe siguria janë parakushte shumë të rëndësishme për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm. Turistët do të vijnë vetëm nëse janë të vetëdijshëm se ekziston një sistem që do t’u lejojë atyre të shijojnë bukuritë dhe aventurat në një mënyrë të sigurt- tha Luigji Soreka – Ambasador i BE-së në Shqipëri.
Ohri ka dëshirë për të zgjeruar ofertat e saj në turizëm. Por nuk është qëllimi vetëm për të tërhequr turistët, por edhe për t’u kujdesur për mbrojtjen e tyre- pohoi Goran Mileski – Ministër për vetëqeverisje lokale.
Qendra do të disponojë me pajisjet më moderne në këtë pjesë të Ballkanit dhe së shpejti do të pajiset me pajisje për operim në kushtet e dimrit. Ka pesëmbëdhjetë alpinistë dhe më shumë se 30 vullnetarë, të cilët janë në procesin e trajnimit. Në të njëjtën kohë, në Pogradec, Shqipëri ,u hap një qendër për shpëtim në ujë.
Miki Trajkoski
Loading…



