Prokuroria Publike e Shkupit ka hapur procedurë parahetimore në lidhje me raportin për keqpërdorimet në AKMIS sistemin për gjykatat. Procedura parahetimore është hapur në bazë të raportit nga grupi i ekspertëve të Ministrisë së Drejtësisë nga kontrollet e bëra në Gjykatën themelore Shkupi 1, në Gjykatën supreme dhe në gjykatat tjera.
Kryetari i Shoqatës së gjykatësve Xhemali Saiti sot duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në lidhje me këtë tha se nuk është i njoftuar me procedurën parahetimore, por theksoi se e mbështet çdo aktivitet i cili është në drejtim të konfirmimit të së vërtetës dhe zbulimit të atij i cili e ka shkelur ligjin.
“Për procedurën parahetimore nuk kam informacione, por disa herë kam theksuar se e mbështes cilën do procedurë me të cilën do të konfirmojnë parregullsi, madje edhe po të ishin të mijat nuk jam drejtpërdrejtë i involvuar në punën e AKMIS-it. Koha do të tregojë nëse me të vërtetë ka ose jo keqpërdorime në procedurën e rregullt gjyqësore”, tha Saiti.