Është hapur për përdorim rruga “Shën Klimenti Ohrit” në Gjevgjeli, me gjatësi prej 1.2 kilometra dhe vlerë mbi 120 milionë denarë, ose rreth 2 milionë euro. Kjo rrugë në fakt përbën një unazë rrethore që do të përmirësojë ndjeshëm trafikun në Gjevgjeli.
“Këtu në Gjevgjeli jemi dëshmitarë të përmbushjes së një premtimi të madh, hapim për përdorim projektin kapital, rrugën ‘Shën Klimenti Ohrit’, unazën që përbën një bulevard të ri modern perëndimor dhe është arteria kryesore për jetën trafikuese dhe ekonomike të Gjevgjelisë. Ky ishte projekt prioritar në programin e punës që nga viti 2021 dhe sot, pas vetëm disa viteve, po e shohim të realizuar”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.
“Projekti i Bulevardit Perëndimor ishte prioritet në programin për zgjedhjet lokale për shkak të problemit që krijonte kaosi i trafikut, veçanërisht në zonën qendrore të qytetit dhe para shkollës fillore ‘Krste Petkov Misirkov’ në Gjevgjeli. Realizimi zgjati rreth 4 vite në kushte me shumë sfida dhe vështirësi”, theksoi Andon Saramandov, Kryetar i Gjevgjelisë.