Në Universitetin “Shën Cirili e Metodi” – Shkup sot është shpallur konkursi për regjistrimin e studentëve në vitin e parë akademik 2017/2018. Të lira janë gjithsej 10.818 vende, ndërsa sipas kuotave të miratuara nga Qeveria, 5865 vende të lira janë për studentët e rregullt për të cilët participimi i sivjetshëm është 200 euro, 3793 vende janë për studentë të rregullt me bashkëfinancim të studimeve dhe 400 euro në vit dhe 1160 për studentë me korrespondencë, të cilët, gjithashtu, paguajnë 400 euro. Këtë vit risi është pezullimi i studimeve të disperzuara.
Afati i parë për paraqitje të kandidatëve është 17 dhe 18 gushti, afati i dytë është më 4 shtator, ndërsa në fakultetet, në të cilat ka vende të lira afati i tretë për paraqitje për regjistrim është më 15 shtator.

