Prokuroria Themelore Publike e Shkupit dha urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një personi për të cilin ekzistojnë dyshime të bazuara se ka kryer vepër penale kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion.
I pandehuri 42 vjeçar nga Shkupi, më 1 korrik në rrugën “Jordan Mijallkov” në Shkup, ka drejtuar ekskavatori pa respektuar rregullat e komunikacionit rrugor dhe ka rrezikuar jetën e personave. Në vendkalim për këmbësorë ka qëlluar trupin e një këmbësore e cila ka humbur jetën.