ProCredit Bank ka ndërmarrë një hap të ri në digjitalizimin e proceseve të saj për t’u ofruar klientëve shërbime edhe më të shpejta, më të thjeshta dhe më të sigurta.
Banka prezanton një shërbim të ri – hapje llogarie pagese dhe shërbime pa pasur nevojë të vizitoni bankë, përmes identifikimit elektronik dhe nënshkrimit digjital të kontratave përmes aplikacionit OneID. Kjo do të thotë se çdo person fizik që hap një llogari në bankë për herë të parë mund ta bëjë këtë plotësisht online, nga çdo vend dhe në çdo kohë.
“Si pionierë në digjitalizimin në sektorin bankar, ne mbetemi të përkushtuar ndaj inovacionit dhe përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve dhe zgjidhjeve digjitale, duke ndjekur dinamikën dhe nevojat e klientëve modernë që vlerësojnë zgjidhjet e thjeshta, fleksibël, të shpejta dhe të sigurta.
Në përgjigje të kësaj, ne kemi zhvilluar një funksionalitet të ri që do ta bëjë hapjen e një llogarie përmes faqes së internetit të Bankës edhe më të lehtë dhe më të shpejtë. Duke integruar shërbimet e ofruara nga aplikacioni celular OneID, identifikimi do të kryhet përmes një skeme identifikimi elektronik dhe nënshkrimi i kontratës do të kryhet duke përdorur një nënshkrim digjital të kualifikuar, duke siguruar një përvojë të qetë dhe efikase.” – thonë nga ProCredit Bank.
OneID është një shërbim KIBSTrust që ProCredit Bank e ka integruar në proceset e saj, i cili garanton një nivel të lartë sigurie dhe mbrojtje të të dhënave të klientëve. Për më tepër, shërbimi është plotësisht falas për të gjithë përdoruesit.
ProCredit Bank fton të gjithë klientët të përjetojnë të ardhmen e bankingut me buzëqeshje, falë kësaj zgjidhjeje të sigurt, të thjeshtë dhe plotësisht digjitale.
Zbuloni më shumë në lidhjen e mëposhtme:
https://www.pcb.mk/elektronska-identifikacija-so-oneid.nspx