Vendi dhe qytetarët e merituan rekomandimin e pakushtëzuar. Anëtaret e BE-së e
njohën punën e realizuar. Këtu jam që t’i paralajmëroj lajmet e mira të
shumëpritura, për ta shënuar suksesin pas angazhimeve të gjata për tejkalimin e
krizës, theksoi eurokomisioneri Han në dorëzimin e Raportit të Komisionit
Evropian për progresin e Maqedonisë, kryeministrit Zoran Zaev.
“Vendi kaloi nëpër një rrugë të gjatë edhe krahas sfidave të shumta dhe tani ndodhet
fuqishëm në rrugën evropiane. Ka ndryshim pozitiv, është ripërtërirë ndjenja e
transparencës, energjisë dhe shpresës. Ndjehen vibrimet e mira në vend dhe kjo duhet të
shpërblehet”, thotë Han.
Ai theksoi se Maqedonia është shembull për ndryshime demokratike në rajon dhe
se është i impresionuar nga ajo që është realizuar lidhur me prioritetet reformuese
urgjente.Sinqerisht u uroj Juve, Qeverisë, Parlamentit dhe opozitës për mbështetjen
e këtij qëllimi kombëtar”, tha Han në konferencën e përbashkët për shtyp me
Zaevin.Komisioneri porositi se reformat nuk duhet të ndalen këtu, por të
vazhdojnë, veçanërisht në gjyqësi. Gjatë konferencës së përbashkët me
kryeministrin Zoran Zaev, komisari Hah është pyetur edhe për çështjen e kontestit
për emrin ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë,“Mendoj se është rast i rëndësishëm.
Është shumë e rëndësishme të kesh raport të mirë me fqinjët. Në politikë çdo herë
ka kompromis. Të dy palët duhet të punojnë shumë dhe të gjejnë zgjidhje dhe të
arrijnë një marrëveshje fer.Kryeministri Zaev tha se marrja e rekomandimit të
pastër është një motiv i fortë për arritjen e objektivit të vështirë, por të arritshëm –
fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Ai i falënderoi vendet e BE-së që e
përkrahën Maqedoninë si dhe qytetarët e Maqedonisë dhe OJQ sektorin dhe të
gjithë faktorët e tjerë për përpjekjet e përbashkëta
“Do të punojmë edhe më energjikisht që në qershor të marrim datën për negociatat.
Vazhdojmë me reformat thelbësore edhe pas Planin 3-6-9 do të konfirmojmë një plan të ri
të reformave, theksoi Zaev.KE-ja e ka vlerësuar atë që është punuar. Në dy raportet e
kaluara për shkak të krizës politike dhe shtetit të robëruar, rekomandimet ishin
suspenduar dhe shteti ishte kushtëzuar me reforma dhe ambient demokratik. Sivjet
rekomandimi i pastër është i pakushtëzuar Maqedonia e përmbushi kriterin bazë
demokratik për fillimin e negociatave”, tha Zaev.
Ai theksoi se integrimi në BE do të nënkuptojë një klimë më të mirë biznesi, paga
më të larta dhe jetë më të mirë./Raporton TV KOHA/