Përderisa Britania e Madhe po del nga BE, ballkani perëndimor po bën presion për hapjen e derës së Unionit.
Në pranverë mund që të jepet dritë jeshile për hapjen e bisedimeve me Maqedoninë dhe Shqipërinë, shkruan gazeta austriake Kurir.
Sipas gazetës edhe vetë komisioneri për zgjerim të BE-së Johanes Han ka pohuar se dy vendet janë në rrugë të mirë drejt BE-së.