Eurokomisari për Zgjerim dhe Politikë të mirë Fqinjësore Johanes Han, në konferencën e mbrëmshme me rastin e Ditës së mediave në Tiranë, theksoi se Komisioni Evropian me kujdes i ndjek vështirësisë dhe sfidat me të cilat ballafaqohen gazetarët nga Ballkani Perëndimor.
“Liria e mediave ka rëndësi thelbësore për Bashkimin Evropian, për të cilën nuk mund të negociohet me asnjë vend kandidat në rrugën e saj drejt Unionit”, theksoi Han.
Eurokomisari theksoi se gazetaria nuk është diçka që zhvillohet në mënyrë të izoluar, ndërsa gazetaria e pavarur dhe e lirë ka rëndësi thelbësore për ndërtimin e demokracisë.
“Liderët politikë të vendeve kandidate mbajnë përgjegjësi për lirinë e mediave, përfshirë edhe për sigurinë dhe kushtet e volitshme për jetë të gazetarëve”, konstatoi Han.
Gjatë fjalimit të komisarit evropian, një grup i gazetarëve serb në mënyrë simbolike protestuan kundër kufizimit të lirisë së mediave.
Protestës iu bashkëngjitën edhe gazetarë të tjerë nga rajoni.