Komisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han, sot gjatë qëndrimit në Shkup ka deklaruar se ligji për gjuhën shqipe nuk është prioritet i qeverisë maqedone dhe ai nuk është kusht për marrjen e rekomandimit pozitiv nga Bashkimit evropian për nisjen e bisedimeve
me Maqedoninë. Megjithatë, Han theksoi se Bashkimi Evropian është i përkushtuar që ligji të miratohet sa më shpejtë të jetë e mundur me kusht që të jetë në pajtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias.
“Tani është e rëndësishme që qeveria dhe faktorët tjerë të vendit të jenë të fokusuar në ligjet dhe kushtet, të cilat janë të rëndësishme për marrjen e vlerësimit pozitiv nga BE për nisjen e bisedimeve për anëtarësi. Ligji për gjuhët nuk është pjesë e marrveshjes. Por, edhe njëherë do ta them, se në Bruksel ne punojmë për atë”, theksoi komisioneri Han.
Sipas tij, nëse qeveria duhet të definojë prioritete të reja, kjo duhet të bëhet duke përmbushur interesat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.
Delvina Kërluku
ALMAKOS.COM