Mediet pro qeveritare publikuan detaje nga takimi i delegacionit të VMRO-DPMNE-së të udhëhequr nga kryetari Nikolla Gruevski, me euro komisarin Johanes Han, për të cilën partia mbrëmë premtoi, por ende nuk ka dhënë njoftim zyrtar, transmeton Tetova1.
Në takimin që ka zgjatur dy orë janë hapur më shumë tema. Tema kryesore kanë qenë organizimi dhe rezultatet e zgjedhjeve, periudha pas zgjedhore dhe tentimet për krijimin e koalicionit, nxehja e situatës për zgjedhje të reja parlamentare të cilat do të organizoheshin së bashku me zgjedhjet lokale, debatet për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, PSP, platforma e partive shqiptare, rreziqet nga shfrytëzimi i kësaj platforme si mënyrë e negociatave të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, planet dhe qëllimet dhe nëse VMRO-DPMNE formon qeveri duke i përfshirë reformat, praktikën e deritanishme të koalicionimit në Maqedoni sipas parimit fituesi me fituesin, përparësitë dhe dobësitë e koalicioneve të zgjeruara dhe përvojat e Maqedonisë me koalicionet e këtilla.
“Komisari Han i paraqiti qëndrimet e tij të cilat janë identiket me ato të thëna publikisht në pres konferencën e djeshme, si dhe nëpërmjet formës së rekomandimeve që paraprakisht janë përcjell përmes pres konferencës së zëdhënësve të BE-së, ku është theksuar se BE-ja nuk dëshiron që të përzihet në atë se kush me kë do të futet në koalicion dhe çfarë vendime do të marrin partitë maqedonase në raport me krijimin e koalicioneve dhe qeverisë”, deklaroi drejtori i marrëdhënieve me publikun në VMRO-DPMNE, Ivo Kotevski për Republika dhe shtoi se takimi ka qenë i dobishëm për informim të ndërsjellët dhe argumentim të qëndrimeve dhe sqarim të parimeve për të gjitha pozicionet.
Delegacioni i partisë iu falënderua komisarit Han për tentimet që t`i ndihmoje vendit./Tetova1/