Përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme dhe sigurisë të BE-së Federika Mogerini dhe eurokomisari për negociata për zgjerim Johanes Han, mbrëmë vonë dolën me vlerësim pozitiv për zgjedhjet e qeta parlamentare në Republikën e Maqedonisë, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.
Të dy përfaqësuesit e lartë evropianë gjithashtu kërkuan që fituesit e zgjedhjeve të formojnë qeveri, ndërsa ata që humbën të jenë një opozitë aktive.
“Këto zgjedhje të parakohëshme parlamentare ishin elementi kryesor i marrëveshjes së Përzhinës të vitit 2015. Ato i ofrojnë vendit mundësi kryesore për ripërtëritjen e demokracisë, dialog konstruktiv të krizës afatgjatë politike dhe bashkimin për qëllimin e përbashkët në integrimet euroatlantike”, porositi Mogerini dhe Han në reagimin e tyre përmes njoftimit.
Përfaqësuesja e lartë e Unionit dhe eurokomisari gjithashu kërkuan nga partitë poltike në Maqedoni “të veprojnë në një mënyrë inkluzive” që përfshijnë opozitë aktive parlamentare dhe një shoqëri civile dinamike”.
“Me padurim presim formimin e shpejtë të parlamentit të ri dhe zbatimin e reformave për zgjidhjen e qeverisjes sistematike të drejtësisë, ndërsa gjithashtu edhe prioritete urgjente reformuese. Qeveria dhe opozita duhet që të vazhdojnë me zbatimin e marrëveshjeve paraprake qytetare në tërësi, duke përfshirë përkrahjen e punës së zyrës së prokurorisë speciale”, shtoi Mogerini dhe Han.
Në fund të njoiftimit të tyre për zgjedhjet në Maqedoni, dyshja e liderëve evropianë për Ballkanin rekomandoi edhe se Bashkimi Evropian do të vazhdojë ta përkrahë vendin në procesin e reformave dhe të rrugës së tij drejt integrimit evropain.