Aktivisti qytetar Hamzi Ibraimi ka reaguar publikisht lidhur me zhvillimet e fundit brenda koalicionit VLEN, duke i bërë thirrje Izet Mexhitit që të mos tërhiqet nga qëndrimet e tij.
Në një shkrim të publikuar, Ibraimi thekson se negociatat për kryetarin e VLEN-it nuk duhet të shihen si “lojë numrash”, por si çështje përgjegjësie politike. Sipas tij, është e qartë se kush ka pasur kapacitet udhëheqës, kush ka ditur të fitojë dhe kush ka marrë barrën politike mbi vete në momentet vendimtare.
Ai vlerëson se VLEN ka arritur pozitën aktuale falë një drejtimi të qartë dhe një emri konkret, pra të Izet Mexhitit – duke nënvizuar se jo të gjithë aktorët politikë e kanë dëshmuar këtë kapacitet.
“Mesazhi është i drejtpërdrejtë: Izet, mos lësho pe. Ti je meritori për rrugën që ka marrë VLEN”, përfundon reagimin e tij Hamzi Ibraimi.


