Në një vend që është i njohur që më lehtë rrëzohen qeveritë se sa ndryshohen drejtorët e bankave, ekzistojnë dyshimet për rolin e bankrave në aferën ‘Haraç’ pasiqë tashmë edhe e legjitimojnë, kështu shkruan në kolumnën e tij të fundit analisti dhe ish diplomati Arsim Zekolli.
“Pas disa javëve me rradhë dhe leximin e emrave të telefonit të atyre të inkriminuar dhe të përfshirë në Haraç, dikush është munduar që këtij epilogu t’i jep skenar. Ai privilegj i ka mbetur Ivon Veliçkovski i cili në mënyrën e tij është munduar që të kthejë vëmendjen dhe rolin e bankave në aferën aktuale. Duke konstatuar se fillimisht duhet të vërtetohet hetimi si gjyqësore ashtu edhe mediale, në vend që është i njohur se më shpejtë mund të bie një qeveri se sa të ndryshohet një drejtor banke, dyshimi i tillë ekziston edhe si një legjitimitet ndryshe. Ndryshe është sa reale dhe skeptike nëse tek ne ekziston ndonjë institucion i tillë ose vullnet politik për shefat e kryeministrit të ashtuquajturit drejtor bankar”, shkruan mes tjerave Zekolli në kolumnën e tij.
“Që të përmirësohet dhe të kuptohet madhëria e një tentative të tillë duhet të kthehet syri tek një më i vogël por shumë indikativ si afera ‘Harac’, shkruan kështu ish diplomati Zekolli.