Nuk kanë të ndalur vizitat e miqve, shokëve, dashamirëve të njohur e të panjohur, te familjet e të dënuarve të rastit “Monstra”, që nga java e kaluar janë në liri. Në mesin e atyre që kanë vizituar të liruarit janë edhe të dënuarit e rastit “Sopoti”, me në krye Sulejman Sulejmanin, ose siç është i njohur Baca Sylë. Ai konsiderohet një nga viktimat simbol të gjyqësorit të padrejtë në Maqedoni, shkruan Gazeta Lajm.
Me këtë rast, ata kanë vizituar edhe familjen e Fejzi dhe Haki Hazirit. “Hallexhinjtë tek hallexhinjtë, për vizitë Gëzimi! Baca Syle bashk me te përvuajturit e Sopotit tek familja e te akuzuarve ne rastin Monstra”, ka shkruar me këtë rast familjari i tyre, Bedri Hajdari, duke postuar edh enjë foto nga vizita në Facebook.