Ish komandanti dhe anëtari i kryesisë qendrore të BDI-së, Rafiz Haliti në emisionin Click Plus të televizionit 21, tha se ai nuk është pajtuar me marrëveshjen që e ka pasur BDi me VMRO-ja për ushtarët.
“Nuk jam pajtuar me marrëveshjen që ka pasur BDI me VMRO-në, që në kuadër të një pako sociale të zgjidhet statusi i luftëtarëve, dëshmorëve dhe familjarëve të dëshmorëve, përshkak se ne kemi kërkuar atë që kemi qenë në negociator me përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së, që në kuadër të ligjit të “Branitellave” të shtohet se të gjithë ata që pësuan në luftën e 2001 të kenë status të barabartë”, theksoi Rafiz Haliti.

