“Nën kompetenca të shkollës është që të bëjë pagesën e rrogave dhe kontributeve dhe jo nën kompetenca të komunës”, kështu i demanton kryetarja e Komunës së Haraçinës, Milikije Halimi, informatat e publikuara sot nëpër media se mbi 100 arsimtarë nga Komuna e Haraçinës kanë mbetur pa sigurim shëndetësor, njofton Portalb.
“Nuk është i vërtetë ky lajm i shpërndarë. Për më tepër, duhet të kuptohen kompetencat e komunës dhe shkollës. Shkolla ka kompetencat e saja ne realizimin dhe implementimin e aktiviteteve të përditshme, por edhe realizimin e pagave të punonjësve dhe kontributeve të tyre dhe jo komuna. Ne si komunë, deri në këto momente, nuk kemi pasur ndonjë informacion se ka vonesë në realizimin e pagesës së kontributeve nga ana e shkollës”.
*********
Mbi 100 arsimtar nga Haraçina mbeten pa sigurim shëndetësor
Një skandal i madh po tronditë Komunën e Haraçinës, ku me qindra të punësuar në shkollën fillore kanë mbetur pa sigurim shëndetësor.
Arsimtarët, mësuesit dhe personeli tjetër janë të shqetësuar tej mase se nuk kanë sigurim shëndetësor për anëtarët e familjeve të veta.
Disa të punësuar të cilët insistuan të mbeten anonim, treguan shqetësimin e tyre se Komuna e Haraçinës për të njëjtit nuk ka paguar sigurim shëndetësor.
Të njëjtit nuk deshi të flas publikisht për shkak të frikës nga reperkusionet e mundshme, të kryetares së kësaj Komune.
Nga Fondi për Shëndetësi dhe Ministria e Arsimit nuk japin detaje, për problemin në fjalë.
Në Komunën e Haraçinës në shkollat fillore ka të punësuar mbi 100 punonjës të arsimit, të cilët kanë mbetur pa sigurim shëndetësor.