I ftuari i rradhës në emisionin debativ që transmetohet live në Tv21 #Click Plus Ish ambasadori z.Muhamed Halili shpjegon heshtjen e LSDM-së rreth platformës shqiptare. Konsideroj se ka shpjegim, çdo parti politike para se të veproj diçka i ruan lojat e fshehta të saja, ndaj vlerësoj se LSDM nuk do të haraxhohet përderisa mandatin e ka VMRO-ja. Por, në një njëfar mënyre është deklaruar lart posht jo zyrtarisht që LSDM duhet t’i pranojë kushtet siç tha në një kolumnë Frçkovski. Eshtë një spin që LSDM si parti e ka lëshuar, tjera është Zaev kur para disa ditësh dekalroj që mos të mbështes asnjë parti politike shqipare koalicionin VMRO-BDI shprehet Muhamed Halili, përcjell Almakos.
Nderkaq, Mersim Maksuti prof. univerzitar në Univerzitetin Shtetëror të Tetovës ndalet tek Presidenti i shtetit i cili sipas tij e ka shkelur kushtetutën meqë për mandatar brenda 10 ditësh duhet ta dijë kush e ka shumicën në parlament. E përmenda Presidentin meqë veprimi i tij mund të na çojë në një krizë të re.
“Kushtetuta nuk e thotë saktë që mandatin t’ia jap partisë fituese, por partisë që ka shumicën e Parlamentit.
Sipas Maksutit, presidenti me aktin e dhënies së mandatit për formimin e qeverisë të liderit të VMRO-së, Nikolla Gruevski, ka shkelur kushtetutën, pasi sipas tij Gruevski nuk e ka shumicën në parlament.
Naser Selmani, Kryetari i SHGM-së mendon që të dy partitë maqedone lidhen me karakterin unitar të shtetit. Un nuk dyshoj që LSDM do ta pranoj platformën. Si gazetar kam patur rastin të shoh qëndrime nacionaliste tek kjo parti. VMRO-së ajo që i fle në zemër e thot, përderisa LSDM vetëm kamufllon. Do bien të gjitha maskat që e përfaqësojnë LSDM-në si parti e moderuar. LSDM e hesht platformën ngaqe pret që krzia politike të thellohet, e të intervenojë faktori ndërkombëtar. Pret sjelljen e VMRO-së të shkaktoë ngërc politik. LSDM ska as vullnetin as gadishmërinë të bëj koalicion me partitë shqipatre e ta lë VMRO-në në opozite, dekalron Selmani gjatë këtij debati televiziv në Tv 21./Almakos
Bashkimi i partive shqipatre i pengon VMRO-së dhe LSDM-së vazhdon më tej Selmani.