Halil Geci përmes një shkrimi në Facebook u shpreh se të gjithë që mendonin që SHBA e kishte dërguar Grenellin dhe ndarjen e Kosovës, tash u kuptua që ka qenë vetëm lojë politike.
Madje, tha se është koha që të marrin përgjegjësi ata që përkrahen idenë e ndarjes së shtetit.
“Ata që mbështetën idenë e ndarjes së Kosovës dhe që e justifikuan ndërhyrjen e Grenellit duhet të marrin përgjegjësinë për pasojat e asaj politike të gabuar. Është koha që qytetarët të reflektojnë dhe të mos bien pre e manipulimeve të tilla në të ardhmen”, shpjegoi ai, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
Grenell kërkon ndarjen e Kosovës – e vërteta pas shkëmbimit të territoreve
Për të gjithë ata që dikur këmbëngulnin se Richard Grenell ishte dërguar nga Amerika dhe se ndarja e Kosovës ishte një opsion i pashmangshëm, tashmë është bërë e qartë se kjo ishte një lojë politike me pasoja të rënda për vendin tonë. Në atë kohë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe ish-kryeministri Avdullah Hoti e paraqisnin veten si zgjidhësit e problemeve të Kosovës, ndërkohë që realiteti po dëshmon të kundërtën.
Ishte e qartë që në duart e një udhëheqjeje të dobët, vendi rrezikonte të bëhej pre e pazareve të rrezikshme territoriale. Ata që mbështetën idenë e ndarjes së Kosovës dhe që e justifikuan ndërhyrjen e Grenellit duhet të marrin përgjegjësinë për pasojat e asaj politike të gabuar. Është koha që qytetarët të reflektojnë dhe të mos bien pre e manipulimeve të tilla në të ardhmen.