Grupi i njohur i hakerëve shqiptarë, “Anonymous Albania”, i ka sulmuar mbrëmë faqet zyrtare të Gjykatës Penale dhe Supreme të Maqedonisë në shenjë proteste ndaj vendimeve të fundit për anëtarët e grupit të Kumanovës, pjesa më e madhe e të cilëve u dënuan me burg të përjetshëm.
“Faqet e Gjykatës Supreme dhe Gjykatës së lartë të Maqedonisë, janë DOWN. Kjo është një shenjë proteste nga ne ndaj jush. Lironi trimat e Kumanovës. Na prisni”, shkruan në faqen e “Anonymus Albania” në Facebook.
“Anonymous Albania” ditëve të fundit kanë shtuar sulmet masive ndaj faqeve zyrtare të institucioneve greke, serbe por edhe atyre në Maqedoni, ndërkohë që lista është bërë aq e gjatë sa që në këtë listë hakerët përfshinë dhe faqet zyrtare online të institucioneve shtetërore në Maqedoni.
Sipas informacioneve të fundit, grupi i njohur i hakerëve planifikojnë dhe sulme masive kibernetike më 28 dhe 29 nëntor ndaj institucioneve në Serbi, Greqi e Maqedoni.